Malta merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në mes të prillit diskutohet raporti për Kosovën

Malta ka marrë presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për muajin prill, derisa gjatë kësaj periudhe do të shqyrtohet raporti i ri gjashtëmujor i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për punën e misionit të OKB-së (UNMIK) në Kosovë.

Përfaqësuesja e Maltës, Vanessa Frazier, në një konferencë për shtyp në selinë e OKB-së në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të hënën, njoftoi se pjesë e mandatit të dytë të Maltës, do të jetë edhe shqyrtimi i raporteve mbi misionin mbështetës të OKB-së në Kosovë dhe Libi. /Albanianpost.com

Read Previous

Osmani përkujton masakrën në familjen Vejsa: Duke mbajtur gjallë kujtimin, do ta vazhdojmë betejën për drejtësi

Read Next

Ramadani: Ndaj Romës merituam më shumë, në Evropian dua ta mposhti Italinë