Makina bie në humnerë në afërsi të Kalimashit

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në aksion rrugor që lidh Kalimashin me Kukësin, ku një makinë ka rënë për disa metra në humnerë.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e aksidentit, dhe pas nxjerrjes nga mjeti i tij është dërguar me urgjencë për në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga makina, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Read Previous

Në Shëngjin policia dënon veturat nga Kosova, por jo ato nga Shqipëria

Read Next

Nga 20 qershori Gjermania hap Ballkanin Perëndimor por jo edhe për Kosovën