Majlinda Bregasi promovon në Gjakovë librin “Stina e pestë”

Një nga kafiteritë e qytetit kishte rezervuar hapësirën e tij mbrëmë për adhuruesit e fjalës së shkruar të publicistes dhe shkrimtares Majlinda Bregasi. Aty mbrëmë autorja promovoi librin “Stina e Pestë”. Vepër kjo që lexuesin e dërgon në një shëtitje imagjinare bashkë me albanologun Franz Nopsca. Ndërsa personazhet e librit në 232 faqe të tij shtegtojnë si gjeografikisht ashtu edhe nëpër histori kolektive e personale

Për të pranishmit u lexua edhe një fragment nga libri ku pastaj natyrshëm pasuan edhe diskutimet profesionale dhe miqësore me autoren.

Shkrimtarja Bregasi në romanin “Stina e pestë” rrëfimin e ndërton në dy linja, përderisa lexuesit që ishin aty  patën mundësinë edhe ta kenë nga një të tillë.

Read Previous

Dr. Macula: Numri i aborteve i shtuar në spitalin “Isa Grezda”

Read Next

Zyra e Punësimit sipas raporteve me rezultate të mira në ndërmjetësim të punësimit