“Magjia e Vermoshit si ftesë për të shijuar alpet”

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka shpërndarë pamjet e Vermoshit të zbardhur nga dëbora e parë për këtë sezon në veriun e vendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Kryeministri Rama i quan pamjet si “magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë” për të cilën thotë se është një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor.

“Mirëmëngjes, dhe me magjinë e Vermoshit nën vellon e dëborës së parë si një ftesë ndjellëse për të shijuar alpet edhe gjatë dimrit falë aksesit të lehtë rrugor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”. /tvklan.al

Read Previous

Xabi Alonso do të largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit për Real Madridin

Read Next

Musk: Mua dhe Trump na është dhënë një mandat për ndryshim