Njohja e një shteti palestinez nuk është thjesht një detyrë morale, por një domosdoshmëri politike, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron gjatë një konference për shtyp në Singapor, duke renditur disa kushte për ndërmarrjen e këtij hapi.
“Evropianët duhet të forcojnë qëndrimin e tyre kolektiv kundër Izraelit nëse nuk ka një përgjigje në përputhje me situatën humanitare që do të ofrohet në orët dhe ditët në vijim në Rripin e Gazës”, shtoi ai.
Disa ditë më parë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka akuzuar udhëheqësit e Britanisë se Madhe Francës dhe Kanadasë se i kanë ofruar Hamasit një “çmim të madh” pasi ata bënë thirrje për t’i dhënë fund operacioneve të intensifikuara ushtarake në Gaza.
Kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri kanadez, Mark Carney dënuan dje përshkallëzimin “e egër” të qeverisë izraelite në Gaza, duke paralajmëruar për “veprime konkrete” nëse Netanyahu nuk ndryshon kurs. /ATSH-ANSA/