Macron: Mundësia për të dërguar trupat perëndimorë në Ukrainë nuk mund të përjashtohet

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk e përjashton dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë. Këtë deklaratë ai e bëri të hënën gjatë konferencës në Paris. Macron sqaroi se nuk ka ende asnjë marrëveshje për të dërguar zyrtarisht trupa në terren por shtoi se nuk mund të përjashtohet si mundësi.

“Nuk ka konsensus në këtë fazë për të dërguar trupa në terren. Asgjë nuk duhet të përjashtohet. Ne do të bëjmë gjithçka që duhet në mënyrë që Rusia të mos fitojë.”, u shpreh ai. Konferenca e ndihmës për Ukrainën mblodhi përfaqësues të 27 vendeve anëtare të BE, duke përfshirë 21 krerë shtetesh dhe qeverish.

Macron njoftoi gjithashtu se do të krijohej një koalicion i ri për të furnizuar Ukrainën me “raketa dhe bomba” me rreze të mesme dhe të gjatë. Udhëheqësit e BE-së dhe përfaqësuesit e qeverisë “vendosën të rrisin anën e municioneve dhe të prodhojnë rezultate të prekshme shumë shpejt” në tetë koalicionet që ekzistojnë tashmë.

/abcnews.al

Read Previous

​Zelensky sot në Tiranë

Read Next

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, Rama ndan pamjet: Rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të aleancës