Macron: Duhen sanksione të reja për Rusinë

Presidenti francez Emmanuel Macron mendon se duhen sanksione të reja për shkak të ‘të dhënave të qarta’ të krimeve të luftës që po kryen Rusia në Ukrainë.

Macron ka thënë se ka “të dhëna të qarta” sot që tregojnë për krimet e luftës në Ukrainë dhe ushtria ruse duket se është përgjegjëse.

Ai tha se nevojiten sanksione të reja në përgjigje të asaj që ka ndodhur në Bucha, shkruan skynews.

“Ata që janë përgjegjës duhet të paguajnë për atë që ndodhi”, tha ai.

Ai tha se Franca do të duhet të koordinohet me aleatët evropianë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​Realizohet për herë të parë në QKUK operacioni me zëvendësim të valvulës aortale

Read Next

Rasti i 53 milionë eurove, caktohet seanca ndaj Pal Lekajt dhe të tjerëve të akuzuar për korrupsion