Në zemër të shtetit amerikan Michigan, i njohur si “kryeqyteti i makinave” për shkak të kompanive si Ford, General Motors dhe Chrysler, ekziston një ishull unik që i ka thënë jo motorëve që nga fundi i shekullit XIX.
Mackinac Island, një ishull prej vetëm 3.8 km² në Liqenin Huron, është shtëpi për rreth 600 banorë të përhershëm dhe mbi 600 kuaj – ndërsa makinat janë të ndaluara që nga viti 1900.
Vendimi për ndalimin e automjeteve u mor pasi një veturë në vitin 1898 trembi kuajt duke bërë zhurmë, dhe që atëherë, kalldrëmet e ishullit dëgjohen vetëm nga tingujt e karrocave me kuaj dhe këmbanat e biçikletave. Edhe golf-karrot janë të ndaluara.
Në verë, rreth 1.2 milionë turistë e vizitojnë këtë perlë të qetë përmes tragetit 20-minutësh nga Mackinaw City ose St Ignace, për të shijuar qetësinë, shëtitjet në 70 miljet e shtigjeve dhe ëmbëlsirën tradicionale – “fudge” – për të cilën Mackinac është i njohur.
Banorja Urvana Tracey Morse, pronare e një dyqani artizanal, thotë me krenari: “Këtu mbretëron kali”, transmeton BBC.