Machu Picchu është quajtur me emrin e gabuar për më shumë se 100 vjet

I përmendur në qindra libra, artikuj, reklama dhe dokumente ligjore, Machu Picchu, një nga 7 mrekullitë e botës, është një nga vendet më të famshme arkeologjike në botë. Por, për më shumë se 100 vjet, duket se është njohur me emrin e gabuar.

Sipas një raporti të botuar në “Ñawpa Pacha: Journal of the Institute of Andean Studies”, populli inka, një fis baritor që ndërtuan qytetin antik, ka të ngjarë ta kenë quajtur Huayna Picchu.

Huayna përkthehet në “i ri”, ndërsa Picchu do të thotë “majë mali” në gjuhën indigjene Keçua, tha për CNN Emily Dean, profesoreshë e antropologjisë. Machu do të thotë “e vjetër.

Machu Picchu është quajtur me emrin e gabuar për më

Sipas autorit të raportit, Brian Bauer, profesor i antropologjisë në Universitetin e Illinois në Chicago, vendbanimi inkas besohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1420 si një pronë për mbretërit që jetonin në Cuzco, kryeqyteti i perandorisë inkase. Vendi u rizbulua në vitin 1911 nga eksploruesi amerikan Hiram Bingham.

Pavarësisht zbulimit të emrit origjinal të zonës, ka të ngjarë të mbetet Machu Picchu, tha Bauer. Populli peruan e ka përqafuar emrin aktual, kështu që nuk do të ndryshojë./Anabelmaedia/

Read Previous

Këto janë 10 kombëtaret që nuk kanë luajtur kurrë në një Kupë Bote

Read Next

Mediat kroate kritikojnë Dinamo Zagrebin për çmimin që e shiti Amir Rrahmanin