Titulli i Premier Ligës nuk është fundi i rrugëtimit për mesfushorin e Liverpool, Alexis Mac Allister. Përkundrazi, argjentinasi shprehet se: “Ky është vetëm fillimi i diçkaje të madhe“.
“Nuk mendoja se do ta fitonim kampionatin kaq lehtë, sepse jemi në një proces që sapo ka filluar. Për shumë njerëz, ishte një ndryshim i madh”, tha Mac Allister.
“Trajneri dhe skuadra e dinë se mund të vazhdojmë të përmirësohemi dhe shpresoj që ky të jetë realisht fillimi i diçkaje të madhe“, shtoi argjentinasi.
Mac Allister, në vitin e tij të dytë te Liverpool, shënoi pesë gola në kampionat, përfshirë edhe atë në fitoren 5-1 kundër Tottenham më 27 prill, e cila i dha Liverpool titullin.
“Goli kundër Tottenham është më i rëndësishëm i karrierës sime. Nuk e di nëse është më i bukuri që kam shënuar ndonjëherë, por është padyshim më i rëndësishmi. Jam i lumtur me sezonin që kam pasur”, tha Mac Allister.
“Mendoj se jam në momentin më të mirë të karrierës sime dhe mund të tregoj në këtë klub të madh se çfarë mund të bëj. Gjithmonë kam thënë se varem shumë nga skuadra ime, kam takuar lojtarë që më kanë ndihmuar shumë në lojën time”, shtoi argjentinasi. /Telesport.al/