Lumir Abdixhiku në takim me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se ka mbajtur një takim virtual me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Abdixhiku përmes Twitter-it ka dhënë detaje për këtë takim dhe temat që janë diskutuar.

Shefi i LDK-së tha se me Von Cramon kanë diskutuar për politikat e reja të LDK-së dhe reformat e ardhshme në parti.

Gjithashtu, temë e diskutimit ka qenë edhe pikëpamja e opozitës mbi proceset e integrimit, menaxhimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik, lëvizjen e lirë dhe dialogun./eo/

Read Previous

Harrojeni qiranë! Në Gjenevë të Zvicrës, qiramarrësve ju kërkohen “qindra franga” – vetëm për të parë banesën

Read Next

​OBSH: Varianti indian i COVID-19 zbulohet në 17 vende