Lumi Vjosa del sërish nga shtrati, rrezik rritjeje të nivelit të ujit ditët në vijim

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati pranë Urës së Mifolit.

Niveli i ujit ka shkuar në 7.45 metra, duke sjellë përsëri përmbytjen e tregut të Mifolit, shkruan Euronewsal.

Prurjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në zonën e Memaliajt niveli i ujit ka arritur në 7 metra. Kjo situatë paralajmëron një rritje të mëtejshme të nivelit të Vjosës.

Autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ndërsa banorët në zonat pranë shtratit të lumit janë në gatishmëri për marrjen e masave parandaluese./reporteri

Read Previous

El Clásico për Superkupën e Spanjës: Barcelona – Real Madrid, gjithçka vendoset në Jeddah

Read Next

Përmbytjet në Shqipëri, Rama: Familjet e prekura do të dëmshpërblehen