Lumi Danub në nivelet më të ulëta për shkak të thatësirës ekstreme

Si shumë vende të tjera europiane, edhe Rumania po vuan nga thatësira ekstreme që është kthyer në shqetësim për normalitetin e jetës së përditshme. 

Niveli i ujit në lumin më të madh të vendit, Danub ka arritur minimunim historik. Për shkak të thatësirës ekstreme, janë krijuar brigje ranore, duke e bërë të vështirë lundrimin.

Në rrjedhën e poshtme në digën Iron Gate 2 në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Rumanisë, niveli është aq i ulët sa mund të duken edhe mbetjet e anijeve të fundosura.

Në juglindje të vendit, në Bazias, Danubi aktualisht ka një prurje prej 1900 metra kub në sekondë, njëlloj si në vitin 2003, kur termocentrali bërthamor në Cernavoda u mbyll për mungesë uji.

Niveli  më i ulët i Danubit u regjistrua në vitin 1992 me vetëm 1580 metra kub në sekondë

Burimi:BBC, CNN

Read Previous

Çmimi i gazit rritet me 2% në Evropë, shkak “mbyllja e rubinetit” nga Rusia

Read Next

Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë