Luli – Gjinit: E fillove qeverisjen me tri parti, po e përfundon vetëm, kjo tregon kush është fajtor

Mjaftuan 18 vota kundër që buxheti i komunës së Gjakovës për vitin 2022 dhe dy vitet e tjera të mos votohet. Kjo pikë e rendit të ditës ngriti diskutime të shumta mes anëtarëve të asamblesë dhe ekzekutivit. Ishte Rrok Luli nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës ai që e etiketoj kryetarin në detyrë Ardian Gjini si fajtor të prishjes së koalicionit qeverisës.

Ai e krahasoj Gjinin edhe me Astrit Haraqinë.

Buxheti dhe projektet për zhvillimin e Gjakovës nuk mund të bëhen për inate politike. Projektet që i takojnë komunës së Gjakovës e që duhet të financohen nga niveli qendror nuk mund ti ndal askush duhet ti kërkojmë me ngulm sepse është e drejtë e qytetit tonë tha ndër të tjera Luli.

Read Previous

Rriten rastet me koronavirus në Zelandë të Re

Read Next

Gjini: Edhe pse nuk u votua sot, ky buxhet do të kalojë në dhjetor të këtij viti