Sot është dita e verës festë kjo shumë e lashtë, pagane. Festë e cila festohej para lindjes së fesë dhe besimeve. Në Shqipëri, konkretisht në Elbasan kjo festë festohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Migena Arllati e cila prej kohësh jeton në Gjakovë është me prejardhje nga Elbasani kulturën dhe traditën e vendlindjes së saj ajo e ruan me fanatizëm.
Në Shqipëri kjo është festë zyrtare dhe festohet me shumë aktivitete, një veqanti e ditës së verës janë edhe bollokumet të cilat bëhen vetëm një herë në vit, vetëm për të shënuar këtë festë.
Në Kosovë dita e verës nuk shënohet me ndonjë kremtim por Migena thotë që të gjithë e urojnë dhe ajo mundohet që këtë festë të lashtë ta sjell edhe këtu.