Lukaku mund të rikthehet në Angli

“Calcio Mercato” bën të ditur se klubi nga Londra do të tentojë ta rikthejë në ekip belgun gjatë verës. Chelsea e ka në listën e transferimeve sulmuesin e Interit, Romelu Lukakun.

Por, sipas mediumit në fjalë, kjo do të ndodhë vetëm në rast se dështon ta blejë Erling Haalandin e Dortmundit. Chelsea i ka të gatshme mbi 100 milionë euro për të sjellë në “Stamford Bridge” një qendërsulmues.

Romelu Lukaku ka qenë pjesë e Chelseat prej vitit 2011 deri më 2014. Gjatë kësaj periudhe ka qenë i huazuar te WBA dhe Evertoni. Ndërkaq, kontrata me Interin i skadon në vitin 2024

Read Previous

Osmani takohet me ambasadoren holandeze kërkon ndihmë për Kosovën në sigurimin e vaksinës anti-Covid 19

Read Next

Shala: Kurti për inate personale ktheu mbrapsht ndihmën e Ramës me vaksinat Sinovac