Luiza Gega synon medaljen e artë në Krosin Ballkanik

Deri tani e kemi parë në pistë.

Kush nuk e njeh Luiza Gegën, kampionen e madhe shqiptare në garat botërore, europiane, mesdhetare apo ballkanike, veçse tani ajo ka vendosur të ndryshojë disiplinë.

Pas triumfeve radhazi si kampione e Europës si individe dhe si ekip, pasi medaljes së artë mesdhetare dhe pas vendit të pestë vjet në Kampionatin Botëror në SHBA, veterania e atletikës do të provojë krosin ballkanik. Flasim për garën e kros kauntrit, pra vrapimi në terren natyral pyjor dhe kodrinor, një itinerar I veçantë që nuk ka qenë aspak në programin e saj gjatë gjithë karrierës.

Konkurrimi do të jetë në 11 nëntor në qytetin bullgar, Pirdop. Trajneri i saj, Taulant Stërmasi, njëkohësisht president I Federatës Shqiptare të Atletikës, tregon për televizionin se synimi I Gegës është vendi I parë, pra medalja e artë.

Pasi është shpallur disa herë kampione e Ballkanit në disiplinat e saj, atletja kuqezi do të kërkojë një titull ndryshe në Gadishull. Është interesant fakti se po në Bullgari, Shqipëria ka fituar medaljen e parë dhe të vetme të artë në krosin ballkanik.

Kjo ndodhi në 1966 kur skuadra e femrave e përbërë nga Elisabeta Muço, Lumturi Markolaj dhe Adile Dali doli kampione në Varnë nën drejtimin e trajnerit Sokol Morina.

Ekipi shqiptar la pas Jugosllavinë e fortë që udhëhiqej nga kampionia e Europës, legjenda e ndjerë Vera Nikoliç.

/h.ll/abcnews.al/

Read Previous

Shqetësimi i OKB: Në Gaza ka rreth 50 mijë gra shtatzëna, nga të cilat mbi 180 lindin çdo ditë

Read Next

Sëmundjet nga pijet në shishe, autoritetet në Kroaci: Konsumoni ujë çezme