Luftime të ashpra në Kherson, ekspertët e OKB janë rrugës për në impiantin bërthamor

Luftime të ashpra janë raportuar teksa Ukraina po tenton të rimarrë kontrollin e rajonit Kherson të pushtuar nga Rusia. Përkundër përpjekjeve të shumta të Kievit, ekspertët ushtarakë thanë për BBC se një ndryshim në kontrollin e këtij rajoni jugor, nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti.

Ndërkohë, ekipi i Kombeve të Bashkuara ka lënë kryeqytetin Kiev në drejtim të Zaporizhzhia-s, për të inspektuar impiantin bërthamor të pushtuar nga forcat ruse. Ata pritet të japin një vlerësim sa i përket sigurisë në impiantin energjitik, ndërsa rreth godinës ka përplasje të vazhdueshme të armatosura.

Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet në Zaporizhzhia. Përpara nisjes për në impiantin bërthamor, kreu i delegacionit të OKB-së me 14 monitorues, Rafael Grossi, tha se detyra më e rëndësishme e këtij misioni është të ndihmojë në stabilizimin e situatës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar shpesh një katastrofë të mundshme bërthamore, duke akuzuar Rusinë se po sulmon qëllimisht impiantin në Zaporizhzhia./A2news/

Read Previous

Breshër sa një top tenisi, stuhia e pazakontë godet Spanjën (VIDEO)

Read Next

Vjen edhe një dorëheqje pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares