Luftanija ruse e armatosur me raketa hipersonike stërvitet në Kanalin anglez

Raketat Zircon, të afta për të arritur shpejtësi shumë herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe me një rreze prej 900 km, janë qendrore në strategjinë e Rusisë për t’iu kundërvënë mbrojtjeve raketore amerikane.

Një anije luftarake e marinës ruse e pajisur me raketa lundrimi hipersonike Zircon, ka kryer së fundmi stërvitje kundër terrorizmit në kanalin anglez dhe tani po kryen misione në Oqeanin Atlantik, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Anija e Flotës Veriore, Admiral Golovko, u angazhua në ushtrime simuluese të sulmeve me dron nga ajri dhe deti si pjesë e stërvitjes së saj. 

Anija është e aftë të arrijë shpejtësi disa herë më të larta se shpejtësia e zërit dhe një rreze deri në 900 km, përbën një sfidë të rëndësishme për sistemet e mbrojtjes. 

Ky vendosje shënon misionin e parë në distancë të Admiral Golovko që nga bashkimi me Marinën Ruse në dhjetor 2023. Anija u nis nga baza e saj veriore më 2 nëntor. 

Përpara se anija të hynte në shërbim, ish-ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu njoftoi se luftanija do të pajiset me raketa Zircon.

Zircon, së bashku me mjetin rrëshqitës hipersonik Avangard, formon thelbin e strategjisë hipersonike të Rusisë, e cila synon të kundërshtojë mbrojtjen raketore të SHBA-së në zhvillim gjithnjë e më shumë. 

Në vitin 2023, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi prodhimin masiv të raketave Zircon si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar aftësitë strategjike bërthamore të Rusisë./euronews/

Read Previous

Shefi i NATO-s thotë se lidhjet e Rusisë me Korenë e Veriut, Iranin e Kinën po kërcënojnë paqen

Read Next

Danezi Morten Krogh do ta drejtojë ndeshjen Rumani – Kosovë