Lufta në Gaza, Guterres: Pasojat do të jenë të pallogaritshme nëse Izraeli sulmon Rafahun

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-s, Antonio Guterres paralajmëroi për “pasojat e pallogaritshme rajonale” të një sulmi të mundshëm tokësor izraelit në Rafah , ku qindra mijëra palestinezë të zhvendosur për shkak të luftës janë grumbulluar në Rripin jugor të Gazës, në kufirin me Egjiptin.

“Një veprim i tillë do të rriste në mënyrë eksponenciale atë që tashmë është një makth humanitar, me pasoja të pallogaritshme rajonale,” i tha Guterres Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ai bëri sërish thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e të gjithë pengjeve izraelite që mbahen në Gaza.

/abcnews.al/

Read Previous

Fermerët italianë përgatisin demonstratë masive në Romë, kërkojnë lehtësim taksash

Read Next

Komisioni për sëmundje infektive shpall epideminë e kollës së keqe në Shkup