Lufta në Gaza: Guterres kritikon Izraelin për sabotimin e zgjidhjes me dy shtete

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi sot Izraelin për “sabotim të përditshëm” të zgjidhjes me dy shtete dhe shprehu keqardhjen që, siç tha ai, politikanët izraelitë po shtrembërojnë fjalët e tij për të bërë të duket se ai mbështet Hamasin.

Në një intervistë me agjencinë spanjolle Efe, ai tha se mënyra se si Izraeli po e zhvillon luftën në Gaza është “plotësisht e papranueshme, me numrin më të madh të viktimave që ai ka parë gjatë mandatit të tij si kreu i OKB-së.

Guterres i karakterizoi ngjarjet në Bregun Perëndimor të pushtuar si “konfiskim të tokës palestineze”, që, sipas tij, përfaqëson “sabotim të përditshëm të zgjidhjes së nevojshme me dy shtete”. /abcnews.al

Read Previous

Zgjedhjet në SHBA: Shtetet dhe çështjet kryesore në betejën mes Harris dhe Trump

Read Next

Ten Hag për Casemiro: Kemi nevojë për të, të gjithëve na ndodh të kalojmë një ditë të keqe në zyrë