Los Angeles 2028, disiplina që do të rikthehen dhe cilat do të debutojnë

Organizatorët e edicionit të 34-t të Lojërave Olimpike kanë bërë me dije ditën e sotme risitë e eventit, i cili do të mbahet në Los Angeles.

Ndryshe nga ‘Paris 2024’ në ‘Los Angeles 2028’ nuk do të garohet më në disiplinën e “breakdance” (lloj kërcimi) dhe me shumë mundësi edhe disiplina e boksit.

Por edicioni amerikan thuhet se do të ketë mjaft risi. Organizatorët do të rifusin disiplina si ajo e ‘lacrosse’, ‘cricket’, ‘baseball’ dhe ‘softball’.

Ndërsa disiplinat, të cilat do të debutojnë në Lojërat Olimpike do të jenë dy: ‘flag football’ dhe ‘scuash’./rtklive

Read Previous

Japoni: Mungesa e shoferëve të kamionëve do të kompensohet me një megaprojekt

Read Next

Ibrahimovic: Presidenti dëshiron të shpenzojë, për mua duhet të blejmë atë që na nevojitet