Këtë vit Lojërat Olimpike do të mbahen në Tokyo të Japonisë.
Olimpiada Verore do të mbahet në Tokyo nga data 23 Korrik deri më 8 Gusht, raporton lajmi.net.
Në Lojërat Olimpike “Tokyo2020” do të lejohen 50 për qind e tifozëve vendas (japonezë), nëse maksimumi i vendeve ku zhvillohen garat nuk kalon kapacitetin prej 10 mijë tifozëve.
Tifozët jashtë Japonisë nuk do të lejohen.
Vendimi është marrë sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Qeveria e Japonisë dhe organizatori i LO Tokyo 2020. /Lajmi.net/