Llugalliu e njofton Kurtin për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, takuan drejtorin e Doganave të Kosovës Agron Llugaliun.

Drejtori i Doganave e njoftoi shefin e qeverisë kosovare për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë.

Kurti dhe Llugalliu u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore.

/KlanKosova/

Read Previous

KQZ bën të ditur se nga diaspora kanë arritur 5 mijë e 649 pako me fletëvotime

Read Next

KQZ: 109 ekipe mobile për personat me nevoja të veçanta, 87 për të infektuarit me COVID