Liverpool synon të rrëmbejë objektivin e merkatos së Manchester United

Verën e kaluar, Manchester United bëri dy oferta për Jarrad Branthwaite të Evertonit. Oferta e parë prej 35 milionë sterlinash, plus 10 milionë shtesa, u refuzua nga Toffees, ndërsa oferta e dytë prej 45 milionë sterlinash, plus 5 milionë shtesa, gjithashtu u refuzua.

Megjithatë, një raport i ri sugjeron se Liverpool ka identifikuar 22-vjeçarin si një objektiv të mundshëm, pasi situata e Virgil van Dijk në Anfield mbetet e paqartë, me mbrojtësin holandez që ende nuk ka rinovuar kontratën e tij. Branthwaite do të përshtatej në skemat e Arne Slot.

Tifozët e Evertonit u habitën kur mbrojtësi nuk u përfshi në skuadrën e Anglisë për Euro 2024, ndërsa Gareth Southgate preferoi të thërriste Marc Guehi dhe Lewis Dunk.

Sipas Daily Mail, Branthwaite është një objektiv për merkaton e janarit, me Liverpool të gatshëm të ofrojë 70 milionë sterlina (84 milionë euro) për të forcuar mbrojtjen.

Manchester United mund të ketë një avantazh në këtë garë, pasi ndihmësi i trajnerit, Ruud van Nistelrooy, ka punuar me Branthwaite gjatë kohës së tyre në PSV Eindhoven në sezonin 2022/23. /Telesport.al/

Read Previous

Nga Red Bull te Aston Martin, Adrian Newey, gati për sfidën e re

Read Next

OBSH: Përdorimi i telefonave inteligjentë duhet të kontrollohet si duhani