Liverpool pranë arritjes së marrëveshjes personale me Bellingham

Tabloidi kryesor sportiv i Gjermanisë, “Sport Bild” citon burimet e veta për të pohuar se Jude Bellingham dhe rrethi i tij familjar dhe menaxherial kanë zgjedhur Liverpool-in si destinacionin e ardhshëm të fenomenit 19-vjeçar.

Një artikull që u shfaq në tabloidin kryesor sportiv të Gjermanisë të mërkurën pretendon se familja dhe agjenti i Bellingham kanë informuar disa nga klubet kryesore që konkurrojnë për shërbimet e adoleshentit se “bisedimeve të avancuara” me Liverpool-in po u jepet përparësi për momentin.

“Sport Bild” raporton se prindërit dhe këshilltari i Bellingham-it i kanë zhgënjyer skuadrat e tjera si Manchester City dhe Real Madrid me lajmet për një “marrëveshje në parim” me “Reds”.

Burimi gjerman vazhdon të citojë diskutime produktive midis kampit të Bellingham dhe atij të trajnerit Jurgen Klopp.

19-vjeçari thuhet se ka marrë garanci se do të jetë titullar i garantuar. Pengesa më e madhe e mundshme për një marrëveshje, çuditërisht, do të jetë tarifa e transferimit. Klubi gjerman i Borussia Dortmund kërkon 150 milionë euro për superyllin e ri dhe nuk është në disponim për të lëvizur shifrën.

Vlera aktuale e Bellingham në treg është 100 milionë euro, sipas listës së fundit të Transfermarkt. Kjo është shifra që thuhet se investitori amerikan Mike Gordon, si përfaqësues i “Fenway Sports Group” është i gatshëm të paguajë. /Albanianpost.com

Read Previous

Organizata e Trump është shpallur fajtore për mashtrim me taksat

Read Next

Kuvendi shpenzoi mbi 4.6 milionë euro për paga dhe mëditje për nëntë muaj