Organizata e Trump është shpallur fajtore për mashtrim me taksat

Një gjykatë në Manhattan e ka shpallur fajtore Organizatën Trump, mbi akuza se ka kryer disa herë mashtrime lidhur me taksat dhe ka falsifikuar bilancet e kompanisë për afro 15 vjet.

Organizata Trump, përbëhet nga dy ente, Trump Vorporation dhe Trump Payroll Corporation. Të dy këto ente, janë gjetur fajtore mbi akuzat me të cilat përballeshin.

Megjithatë, kjo nuk e implikon në mënyrë të drejtpërdrejtë Donald Trumpin dhe familjarët e tij.

Por, emri i tij u përmend aq shpesh në dosjet e para nga Gjykata, sa që dëmi i shkaktuar në aspektin publik, është edhe më i madh.

E gjithë kjo, kur Trump është përballur vazhdimisht me akuza për ngjarjet e ndodhura në protestën e Capitol Hill më 6 janar 2021 dhe kur ai ka shpallur edhe kandidaturën për zgjedhjet presidenciale 2024, zyrtarisht.

Sipas prokurorëve dhe gjykatësve, Organizata Trump mund të shohë gjoba deri në 1.61 milionë dollarë, kur të gjykohet tërësisht akti në mes të janarit të vitit të ardhshëm.

Kompania gjithsesi, nuk është në rrezik për t’u shkrirë, pasi nuk ekziston asnjë mekanizëm i tillë në Manhattan, që mund të bëjë të mundur mbylljen përfundimtare të sipërmarrjes së Trump. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjenden në dollap pas 85 vitesh mbetjet e tigrit tasmanian

Read Next

Liverpool pranë arritjes së marrëveshjes personale me Bellingham