Liverpool është zgjedhur si vendi pritës i konkursit të këngës Eurovision 2023.
Ky i fundit, do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar pas 25 vitesh.
Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik BBC.
Shtëpia e “The Beatles”, “Frankie Goes to Hollywood” dhe “The Wombats” do të organizojë ngjarjen spektakolare majin e ardhshëm.
Një tjetër kandidat për organzimin e ngjarjes evropiane ishte qyteti skocez i Glasgow-t.
Shfaqja vjen në Mbretërinë e Bashkuar pasi fituesja e këtij viti, Ukraina, nuk ishte në gjendje të merrte detyrat e pritësit për shkak të luftës.
Zyrtarët e Liverpool-it thanë se ngjarja do të mbahet në “M&S Bank Arena” me kapacitet 11 mijë persona.
Glasgow ka qenë i preferuari i prezantuesve, por Liverpool tani mund të presë mijëra vizitorë dhe një pjesë të vëmendjes globale në maj.
Rreth 160 milionë shikues televizivë në mbarë botën e ndoqën drejtpërdrejt shfaqjen e këtij viti.
Historia e pasur muzikore e qytetit tashmë tërheq qindra mijëra turistë muzikorë çdo vit, dhe ngjarjet kryesore të tij të kaluara kanë përfshirë MTV Europe Music Awards në vitin 2008.
Mbretëria e Bashkuar ka pritur tetë herë Eurovizionin në të kaluarën, së fundmi në Birmingham në vitin 1998. /Albanianpost.com