Deputetët e Listës Serbe e kanë lëshuar sallën ku po mbahet seanca plenare, e ku ka filluar të diskutohet rezoluta për dënimin e gjenocidit në Sebrenicë.
Të dhjetë deputetët serb lëshuan sallën kur deputeti nga komuniteti boshnjak, Bahri Shabani mori fjalën për ta argumentuar propozim-rezolutën.
Ndryshe, rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.
Subjektet politike ndërkaq janë deklaruar se do ta mbështesin këtë rezolutë. /Telegrafi/