Mark Zuckerberg ka kaluar Jeff Bezos duke u bërë njeriu i dytë më i pasur në botë.
CEO i Meta dhe themeluesi i Facebook aktualisht ka një pasuri prej 225 miliardë dollarësh, duke ia kaluar Bezos, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej 223 miliardë dollarë.
Por, të dy janë ende pas shefit të Tesla, Elon Musk, i cili kryeson listën me 370 miliardë dollarë, shkruajnë mediat e huaja.
Bëhet e ditur se pasuria e Zuckerberg është rritur me 17.3 miliardë dollarë që nga fillimi i vitit, ndërsa tre të tjerët, Musk, Bezos dhe themeluesi i Oracle, Larry Ellison, kanë shënuar humbje gjatë asaj periudhe.
Pjesa më e madhe e pasurisë së Zuckerberg vjen nga aksionet e tij personale në Meta.
Ai zotëron rreth 13% të aksioneve të kompanisë, e cila është rritur gati 9% që nga fillimi i vitit dhe u mbyll me 635.50 dollarë për aksion dje.
Ndryshe, indeksi i miliarderëve të Bloomberg rendit çdo ditë njerëzit më të pasur në botë. /Telegrafi/