Limaj thotë se për konstituimin e Kuvendit kërkohet marrëveshje politike

Kryetari i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj tashmë ka hyrë në Kuvendin e Kosovës.

Limaj para mediave tha se duhet të ketë marrëveshje politike, në mënyrë që të konstituohet Kuvendi.

“Po shkojmë edhe sot në seancë, konstituimi i Kuvendit, vështirë është të bëhet pa një marrëveshje politike. Marrëveshjet politike duhet të ndërtohen para se të futen në Kuvend. Po pres dhe po besoj që kjo të ndodhë”, pohoi Limaj.

Seanca pritet të fillojë pas pak./Telegrafi/

Read Previous

IKD: Dita e punës e gjen Kosovën me probleme të vjetra

Read Next

Operacioni “Dritarja”, në pranga të dyshuarit për veprimtari me narkotikë