Limaj: Partitë duhet të ikin nga lojërat me fjalë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës së 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një deklaratë të qartë ndaj partive politike, duke kërkuar që ato të lënë anash taktikat dhe lojërat me fjalë, dhe të punojnë për një zgjidhje të përbashkët.

Në një deklaratë për media, Limaj theksoi se koha për veprim ka kaluar, dhe tani është momenti i fundit që të arrihet një marrëveshje politike.

“Partitë duhet të ikin nga lojërat me fjalë, dhe të përmbushin ata që e presin qytetarët dhe shtetin. Jemi tepër vonë, të ulemi e të dalë një marrëveshje politike,” tha ai. /GazetaSinjali/

Read Previous

Abdixhiku për Kurtin: E ka uzurpuar detyrën e kryeministrit

Read Next

Igli Tare konfirmon interesimin e Milanit për Xhakën dhe Jasharin