Liga e Kampionëve: Manchester City sfidon Interin në “Etihad”

Pas dueleve të së martës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sot edhe me gjashtë ballafaqime të tjera tejet interesante. Padyshim se vëmendja kryesore sonte do të jetë në stadiumin “Etihad”, aty ku kampioni i Anglisë, Manchester City ballafaqohet me kampionin e Italisë, Interin.

Do të jetë kjo një tjetër përballje e madhe anglo-italiane, pas asaj të së martës ku Liverpooli e mposhti gjigantin italian, Milanin.

Manchester City dhe Interi u ballafaquan sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kmapionëve ku skuadra e Pep Guardiolas doli fitues dhe u shpall kampion evropian. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. /KosovaPress/

Pesë sfidat tjera janë këto:

Bolonja-Shakhtar Donetsk

Sparta Praga-Salsburg

Celtic-Slovan Bratislava

Club Brugge-Dortmund

PSG-Girona

Read Previous

Raporti i Policisë së Kosovës: Tre të vdekur brenda 24 orëve

Read Next

Shqipëria rrit sigurinë kibernetike, ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë