Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës vjen me gjysmëfinalet e dyta

Gjysmëfinalet e dyta të dy garave tjera evropiane të klubeve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Evropës do të zhvillohen sonte (e enjte) në mbrëmje.

Pas etheve të Ligës së Kampionëve gjatë ta martës dhe mërkurës, ku Interi dhe Paris Saint-Germain siguruan finalen, tani radha është për garën e dytë dhe tretë evropiane të klubeve.

Në Ligën e Evropës pritet të zhvillohen dy ndeshje interesante, edhe pse duken dy favoritë të qartë shkaku i rezultateve pozitive nga ndeshjet e para.

Ndeshja kryesore padyshim se pritet të zhvillohet në Old Trafford, ku Manchester United pret Athletic Bilbaon dhe synon një vend në finalen e Ligës së Evropës pas fitores 0-3 nga ndeshja e parë në Spanjë.

Një vend në finale kërkon edhe Tottenham Hotspur, i cili do të luajë në udhëtim te Bodo/Glimt pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër.

Takimi më interesant i mbrëmjes pritet të zhvillohet në ‘Artemio Franchi’, ku Fiorentina është nikoqire e Real Betisit dhe gjithçka është e hapur për një vend në finale pas rezultat 2-1 në favor të spanjollëve nga ndeshje e parë.

Në ndeshjen tjetër, Chelsea është nikoqir i Djurgarden dhe synon ta konfirmoj lehtësisht vendin në finalen e Ligës së Evropës pas fitores 4-1 nga ndeshje e parë në udhëtim.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/

Read Previous

Raketa, dronë e autoblinda – Gjermania i dërgon Ukrainës paketë të re mbrojtjeje

Read Next

Eurodeputeti holandez i ashpër ndaj BE-së: Hiqni pengesat, pranoni aplikimin e Kosovës për anëtarësim