Liderët e BE-së mirëpresin marrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë

From left, Italy’s Prime Minister Giorgia Meloni, Hungary’s Prime Minister Viktor Orban, United Nations High Commissioner for Refugees Antonio Guterres, European Commission President Ursula von der Leyen and Cypriot President Nikos Christodoulides speak with each other during a round table meeting at an EU summit in Brussels, Thursday, March 23, 2023. European Union leaders meet Thursday for a two-day summit to discuss the latest developments in Ukraine, the economy, energy and other topics including migration. (AP Photo/Olivier Matthys)

Liderët e Bashkimit Evropian e kanë mirëpritur marrëveshjen dhe implementimin e aneksit për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, ka thënë Këshilli Evropian.

Këto marrëveshje u arritën në Ohër të Maqedonisë, në bisedimet midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, kryeministrit kosovar Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Marrëveshja nuk u nënshkrua mirëpo të dyja palët u pajtuan për ta zbatuar.

“Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe Implementimit të Aneksit, të arritur përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si pjesë integrale e rrugëve të tyre përkatëse evropiane, dhe thirrjeve ndaj dy palëve për t’i zbatuar si duhet dhe në mirëbesim obligimet e tyre përkatëse.

/KlanKosova/

Read Previous

24 vjetori i bombardimeve, Osmani: NATO-ja parandaloi shfarosjen e popullit të Kosovës

Read Next

Mbreti Charles shtyn vizitën në Francë