Liburni në finalen e Kupës së Kosovës në futsall, takohet me Liqenin

Skuadra nga Drenasi dhe ajo nga Gjakova do ta kërkojnë sot trofeun e çmueshëm, në përballjen e tyre në kryeqytet

Derisa futbolli kosovar do të pushojë në mesjavë, të njëjtën gjë nuk do ta bëjë edhe futsalli.

Në fakt, sot do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futsall. Për trofeun e çmueshëm të kësaj gare do të përballen Liqeni nga Drenasi me Liburnin nga Gjakova.

Për shkak të gjendjes me pandeminë, edhe kjo ndeshje fatkeqësisht do të luhet pa praninë e shikuesve.

Dueli në mes të Liqenit dhe Liburnit do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë duke filluar nga ora 17:00.

Read Previous

Mbi 10 mijë persona kanë marrë vaksinën anti-Covid

Read Next

​Raporti financiar i Qeverisë ndër shqyrtimet e para nga Komisioni për Buxhet