Liburn pëson humbje nga Liqeni në ndeshjen e parë të finales

Mbrëmë në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e parë finale e Play-Off në futsal ndërmjet Liburnit dhe Liqenit nga Drenasi ku ndeshja përfundoj në të mirë të mysafirëve me rezultat 3-8. Golat për Liburnin i realizuan Kryeziu, Qerimi dhe Porritas. Kryetari i Liburnit Abaz Beqa ka thënë për televizionin Syri se klubi jonë me gabime të qëllimshme apo të pa qëllimshme nga ana e gjyqtarëve po dëmtohet vazhdimisht sidomos në ndeshjet vendimtare ku luftohet për trofe.

Liburni ishte në disavantazh me rezultat 0-4 dhe u rikthye në ndeshje fuqishëm duke ngushtuar rezultatin në 3-4, por disa vendime tendencioze të gjyqtarëve në momentet e fundit të takimit ndryshuan kahjen e ndeshjes dhe në këtë mënyrë mysafirët realizuan epërsi 3 gola  duke permbyllur takimin me rezultat 3-8.

Liburni asnjëherë deri më tani nuk ka bërë ankesa ndaj askujt edhe pse vazhdimisht është dëmtuar. Por tani nuk do të lejojmë të na humbet mundi dhe djersa e lojtarëve andaj do të bëjmë ankesa në organet e federates deri sa drejtësia të bie në vendin e vet, ka thënë mes tjerash Beqa. Liburni ende nuk është dorëzuar në luftë për titull. Të dielën gjakovarët do të udhëtojë në Drenas për të zhvilluar edhe ndeshjen e dytë të finales së play Off-it.

Read Previous

Çfarë dimë deri më tani për imunitetin ndaj COVID-19

Read Next

Në Gjakovë po vazhdon vaksinimi në mënyrë të rregullt