Liburn Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdon pa ndërprerje, s’ka më anulime

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, thotë se edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve në sistemin e avancuar të aterrimit.

Aliu, në një postim në Facebook, tha se ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull, kanë mbetur tashmë histori.

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, ka shkruar Aliu në Facebook. /RTKlive

Read Previous

Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik, 0,50 % asnjë besim

Read Next

Seuli: Të paktën 100 ushtarë koreano-veriorë janë vrarë në luftën kundër Ukrainës