Librat shqiptarë në rrezik

Lexues duke vizituar stendat e Panairit te 22 te Librit 2019, i celur sot ne Pallatin e Kongreseve, ne Tirane. /r/n/r/nPeople visit the 22st Book Fair 2019 during the opening day at the Palace of Congresses, in Tirana.

Libri shqiptar po përballet me një nga periudhat më të vështira për shkak të përhapjes së piraterisë, një dukuri që është thelluar më tej me zhvillimin e teknologjisë, duke e bërë gjithnjë e më të lehtë kopjimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të veprave letrare, shkruan Gazeta Sinjali.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka ngritur alarmin për piraterinë e botimeve, veçanërisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës, theksoi se disa shtëpi botuese po shesin libra të piratuar në shkelje të drejtpërdrejtë të së drejtës së autorit.

“Po asfiksohet vepra jonë nga akte të tilla, duke nisur nga Tirana, Prishtina e Tetova,” deklaroi Bujar Hudhri, botues i njohur.

Ai denoncoi një rast flagrant në Tetovë, ku pavarësisht se Ismail Kadare ishte shpallur “Qytetar Nderi” tre vite më parë, veprat e tij sot kopjohen dhe shpërndahen në mënyrë të paligjshme. “Vetë institucionet publike po blejnë mallra të vjedhura dhe po i shpërndajnë nëpër biblioteka e shkolla,” u shpreh Hudhri, duke theksuar se librat e të gjithë botuesve shqiptarë po falsifikohen dhe shpërndahen në kopje të dëmshme për nxënësit.

Ndërkohë, shqetësim i veçantë mbetet edhe pirateria digjitale. “Në Shqipëri librat skanohen, ngarkohen në portale dhe shiten pa leje. Libra që skadojnë dhe rishiten në mënyrë të paligjshme,” theksoi Ymeri.

Botuesit i kanë bërë thirrje qeverisë për të ndërhyrë dhe për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të autorëve, përkthyesve dhe botuesve, ndërsa paralajmërojnë se nëse kjo situatë vazhdon, pasojat do t’i ndjejë jo vetëm tregu i librit, por edhe lexuesi, i cili përfundon me vepra të falsifikuara, të dëmtuara dhe të pavlera./Sinjali

Read Previous

Asllani drejt historisë – Mund të bëhet shqiptari i parë që fiton Ligën e Kampionëve

Read Next

Macron: Njohja e shtetit palestinez kërkesë morale dhe politike