Lewis Hamilton rinovon me Mercedes, do të jetë piloti më i paguar në F1

Lewis Hamilton ka vazhduar kontratën e tij me Mercedes, ekipin e Formula 1 (F1) me të cilin fitoi gjashtë nga shtatë titujt e tij botërorë, edhe për dy vite të tjera.

Britaniku, i cili mbërriti te Mercedes në vitin 2013 në moshën 28-vjeçare, do të qëndrojë në timonin e “Shigjetave të Argjendta” deri në moshën 40-vjeçare. Së bashku me Hamilton-in, edhe George Russell ka rinovuar kontratën, deri në vitin 2025.

Që kur iu bashkua ekipit, Hamilton ka arritur 82 fitore dhe 78 pole position për t’u bërë shoferi më i suksesshëm në historinë e Formula 1. 25-vjeçari Russell, gjithashtu britanik, iu bashkua Mercedes-it sezonin e kaluar, duke marrë një fitore deri më tani.

Nuk janë dhënë shifra zyrtare në lidhje me pagën e re të Hamilton. Megjithatë, media të ndryshme kanë raportuar shifrën prej 50 milionë paund në vit për pilotin anglez. Një shifër që do t’i lejonte Hamilton-it të kalonte kampionin në fuqi të botës, holandezin Max Verstappen të Red Bull, si piloti më i paguar i Formula 1. /Albanianpost.com

Pagat e Formula 1 2023 – Renditja e plotë:

Hamilton: 63 milionë dollarë

Verstappen: 55 milionë dollarë

Leclerc: 24 milionë dollarë

Norris: 20 milionë dollarë

Sainz: 12 milionë dollarë

Perez: 10 milionë dollarë

Bottas: 10 milionë dollarë

Russell: 8 milionë dollarë

Ocon: 6 milionë dollarë

Alonso: 5 milionë dollarë

Gasli: 5 milionë dollarë

Magnussen: 5 milionë dollarë

Albon: 3 milionë dollarë

Stroll: 2 milionë dollarë

Hulkenberg: 2 milionë dollarë

De Vries: 2 milionë dollarë

Zhou: 2 milionë dollarë

Piastri: 2 milionë dollarë

Tsunoda: 1 milion dollarë

Sargeant: 1 milion dollarë

Read Previous

Kërkimi për të zhdukurit nga zjarret në Maui po përfundon, thotë guvernatori Green

Read Next

Zelensky: Nuk ka paqe nëse territoret e pushtuara nuk i kthehen Ukrainës