Robert Lewandowski beson se Erling Haaland mund të bëhet “sulmuesi më i mirë
në botë”, teksa norvegjezi vazhdon të lidhet me largim nga Borussia Dortmund. Ai
ka shënuar 34 gola në vetëm 37 ndeshje të Bundesligës, që nga bashkimi me
verdhezinjtë në vitin 2020, duke tuar krahasime të mëdha me bomberin polak të
skuadrës bavareze. Pavarësisht se ka luajtur në Gjermani për vetëm mbi 12 muaj,
norvegjezi mund të lëvizë përsëri, pasi Mino Raiola po kërkon superklubin e tij të
ardhshëm.
Barcelona dhe Real Madridi u takuan me menaxherin dhe babain e lojtarit. Edhe
nga Premier League ka interes, konkretisht prej Manchester City, Manchester United
dhe Chelsea. 20-vjeçari mund të kushtojë deri në 150 milionë £. Pavarësisht nga
rivaliteti për kurorën e sulmuesit më të mirë në Bundesligë, Lewandowski gëzon të
luajë kundër tij:
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka një potencial të madh, edhe pse ende shumë i
ri. Nëse shoh prolin e tij dhe sa i uritur është për të shënuar gola, e them me bindje
se në të ardhmen ka shanse të bëhet sulmuesi më i mirë në botë,
sigurisht. Sidoqoftë, ndonjëherë, kur gjithçka po shkon mirë, nuk është me të vërtetë
e lehtë. Por, nëse e shihni, ai ka shënuar kaq shumë gola dhe është shumë i ri.
Është shumë mirë të luash në Gjermani. Po kaq mirë është të shohësh një lojtar të ri
në këtë kampionat, që krahasohet me ty. Haaland është lojtari që mund të jetë më i
miri, por për momentin vjen pas meje në Bundesliga. Unë dua të luaj në nivelin më
të lartë për shumë vite të tjera, kështu që jam i lumtur të jem atje ku jam”.