Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, është prezantuar të enjten si lojtari më i ri i Umraniyespor, në Turqi.
32-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një tjetër vit me klubin turk, ndërsa ka hedhur firmën në zyrat e klubit.
Umraniyespor ka siguruar ngjitjen në elitë në këtë edicion dhe po përforcon radhët e tij me elementë cilësorë, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të mirë./A2news/