Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e një aksidenti në trafik, në fshatin Partesh të Gjilanit.
Sipas Policisë, në aksident janë përfshirë tri automjete civile.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Partesh, Gjilan 12.08.2023-16:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes të tri automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona -pasagjer të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/