Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugorë (të shkaktuar nga tri makina të përfshira) në rrugën “Avdullah Babalija” në Gjakovë.
Rastin për Mediumin Syri e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Raporti i plotë nga policia :
“Rreth orës 20:50 është raportuar aksident trafiku në rrugën “Avdullah Babalija”-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë tri vetura(dy në lëvizje, ndërsa një e parkuar). Për pasojë, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lendime dhe janë duke u trajtuar në spitalin rajonal në Gjakovë.”