Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim

Sulmuesi norvegjez Erling Haaland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Bournemouth, gjë që e detyroi atë të largohej nga Vitality Stadium me paterica.

Haaland u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit dhe për të gjithë ishte “faji” i Lewis Cook, i cili ra në kyçin e këmbës dhe e lëndoi atë.

Pas hyrjes së ekipit mjekësor u sinjalizua se ai nuk mund të vazhdonte ndeshjen, kështu që në vend të tij në lojë hyri Omar Marmoush, i cili tre minuta më vonë shënoi golin e fitores dhe i çoi Citizens në gjysmëfinale, ku do të përballen me Nottingham Forest.

“Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i menaxherit të Cityt, Pep Guardiola pas lëndimit të sulmuesit norvegjez.

E se çështja është e rëndë dëshmohet nga një video që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila “futi” alarmet në ekipin e Qytetarëve, teksa Haaland u largua nga stadiumi Vitality me ndihmën e patericave.

Nëse ky është një dëmtim serioz do të bëhet më e qartë së shpejti. /Telegrafi/

Read Previous

Keir Starmer: Kontrabandistët duhet të trajtohen si terroristë

Read Next

Shqipëria drejt një makthi “mbiturizmi”