Lëndimi i Alisson, mësohet sa gjatë do të mungoj

Liverpooli ka marrë një goditje të madhe nga lëndimi i portierit të tyre kryesore Alisson Becker në fundjavën e kaluar.

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, ka pësuar një goditje të rëndë pasi do të mungojë për shkak të një dëmtimi deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Ka qenë gazetari italian Fabrizio Romano që ka konfirmuar se The Reds do të jenë pa brazilianin deri në gjashtë javë.

“Portieri i Liverpoolit, Alisson do të mungojë rreth gjashtë javë pasi rezultatet e testeve të reja konfirmuan një dëmtim të kërdhokullës, siç pritej”.

“Alisson nuk do të kthehet deri pas pushimit të ardhshëm ndërkombëtar në mes të nëntorit, goditje e madhe për Reds”, ka shkruar Romano.

Arne Slot do t’i drejtohet edhe një herë zëvendësit të besuar të Alisson, Caoimhin Kelleher për të zëvendësuar brazilianin, diçka që ai e ka bërë herë pas here.

Alisson do t’i humbas shtatë ndeshje mes Ligës Premier, Ligës së Kampionëve dhe EFL Cup. Ai do t’i mungojë Liverpoolit në sfidat ndaj, Chelsea, RB LEipzig, Arsenal, Brighton, Bayer Leverkusen,Aston Villa dhe Brighton në Kupë. /Telegrafi/

Read Previous

Sistemi i avokatëve në SHBA, në kolaps nga financimi i pamjaftueshëm dhe pabarazitë

Read Next

Po zbehet mbështetja e Perëndimit