Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku fitoi pikë ndaj monedhave të huaja, duke forcuar pozitat për katër ditë me radhë, kryesisht ndaj euros dhe dollarit amerikan. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot monedha e gjelbër amerikane u dobësua me 0.06 lekë dhe këmbehet me 93.15 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.08 lekë dhe këmbehet me 100.43 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, humbi terren me 0.12 lekë dhe këmbehet me 116.68 lekë.
Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 102.66 lekë ose 0.21 lekë më pak se në fundjavë.
Banka e Shqipërisë ndjek një regjim të lirë të kursit të këmbimit, çka nënkupton se kursi i këmbimit pasqyron raportin mes kërkesës dhe ofertës së valutës. Ky raport diktohet kryesisht nga dinamikat e shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë.
Sipas BSH-së, trendi valutor në tregun vendas dhe forcimi i lekut janë ndikuar nga përmirësimi i sektorit të jashtëm, ku kryesojnë të ardhurat nga turizmi, investimet e huaja, dhe eksportet.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj Dollar amerikan USD 93.15 -0.06 Euro EUR 100.43 -0.08 Poundi Britanik GBP 116.68 -0.12 Franga Zvicerane CHF 102.66 -0.21 Jeni Japonez (100) JPY 59.77 -0.10 Dollari Australian AUD 61.53 -0.07 Dollari Kanadez CAD 68.12 -0.02 Korona Suedeze SEK 8.58 -0.02 Korona Norvegjeze NOK 8.58 -0.04 Korona Daneze DKK 13.46 -0.01 SDR SDR 124.46 -0.08 Ari (OZ 1) XAU 218012.92 -3,056.50 Argjendi (OZ 1) XAG 2620.42 -53.43 Juani Kinez (onshore) CNY 12.88 -0.02 Juani Kinez (offshore) CNH 12.87 -0.03 Lira Turke TRY 2.89 0.00
/r.e/