Lekaj – Rrahmanit: “Je ende praktikant, mos fol palidhje”

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk e ka miratuar raportin e shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2021.

Mirëpo anëtarët e kanë miratuar kërkesën e RTK-së për ndarjen buxhetore prej 2 milionë e 800 mijë euro për tre mujorin e tretë.

Pyetjet e deputetëve të VV-së kanë pasur me debat të ashpër, e për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së Pal Lekaj.

Lekaj iu është drejtuar deputetëve të pozitës se pyetjet e tyre janë të përsëritura dhe nuk kanë të bëjnë me raportin tre mujor.

Mirëpo deputeti i VV-së Eman Rrahmani i tha Lekajt se nuk e ka lexuar mirë raportin.

Ndërsa në kundërpërgjigje deputeti nga radhët e AAK-së i ka thënë Rrahmanit “mos fol palidhje”, pasi që nuk është 24 orë me të dhe nuk mund ta di a e ka lexuar raportin apo jo.

“Unë e kam të pa qartë a kemi të bëjmë me raport vjetor që po i shtroni këto pyetje apo me raport tre mujor, dhe nuk po shoh ndonjë pyetje që ka të bëjë me shpenzuesmërinë e parasë publike. Ti nuk je 24 orë me mu dhe nuk e dinë a e kam lexu raportin je ende praktikant, mos fol pa lidhje”./GazetaSinjali

Read Previous

Fryma përhap zjarr shkatërrues në Turqi

Read Next

Tornado në Detin e Zi, pamjet nga pjesa e veriore në Turqi