Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teki Shala në kuadër te fushatës zgjedhore ka vizituar shoqatën e të verbërve “Iniciativa e Pavarur”. Shala këtu tha që i di shumë mirë sfidat e përditshmërisë së të verbërve dhe kushtet e vështira në të cilat janë duke punuar teksa shtoi që i ka shikuar me kujdes problematikat e të verbërve dhe shumë prej tyre janë të realizueshme.
Gjatë bashkëbisedimit të verbërit kërkuan që të kenë më shumë punësime, të kenë shirita orientues në komunikacion, të lirohen prej tatimit në pronë si dhe kërkesa tjera që i shqetësojnë këtë komunitet.