LDK shkon në takimin e ftuar nga Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për t’u konsultuar rreth caktimit të datës për zgjedhjet lokale.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi.

“Po do të marrim pjesë në takim. Takimi do të mbahet në orën 16:15”, ka thënë Halimi.

Halimi ka theksuar se në këtë takim do të shkoj kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe partitë tjera LVV, PDK dhe AAK. /Telegrafi/

Read Previous

Jusuf Buxhovi promovon romanin ‘Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit’ në italisht

Read Next

‘Coachella’ rikthehet me muzikë live, publikon datat për vitin 2022